ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
125 17- Kthimi i gishtave në drejtim tjetër përveç Kiblës qoftë në sexhde apo në ndonjë pozicion tjetër. 18- Qendrimi në rrjesht (saf) mbrapa kur ka vend në rrjesht para. 19- Falja e namazit përballë varrezave. 20- Falja e namazit përballe papastërtisë pa ndonjë perde ose diçka tjetër ndërmjet. 21- Falja e namazit në një drejtim me femrën pa ndonjë perde ndërmjet. 22- Falja e namazit kur je në gjendje të rëndë për kryerjen e nevojës personale. 23- Ngrita e gjunjëve para duarve gjatë ngritjes nga sexhdeja. 24- Ngritja e njërës këmbë nga toka gjatë sexhdes. 25- Rënia në ruku para imamit. 26- Ngritja nga rukuja para imamit. 27- Rënia në sexhde para imamit. 28- Ngritja nga sexhdeja para imamit. 29- Lëshimi i duarve para gjunjëve në tokë pa patur nevojë. 30- Ngritja në këmbë duke u mbështetur pa patur nevojë. 31- Fshirja e pluhurit në ballë gjatë namazit. 32- Lënia e një sureje ndërmjet dy sureve që ke kënduar në rekatin e parë dhe të dytë. 33- Këndimi i ndonjë sureje më lart se surja që ke kënduar në rekatin e parë. 34- Këndimi i një sureje dy herë gjatë namazit. 35- Të këndosh në rekatin e dytë tre ajete shtesë më shumë se në rekatin e parë.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=