ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

124 MEKRUHET E NAMAZIT 1- Shikimi anash gjatë namazit. 2- Luajtja me rrobat gjatë namazit, (nëse rrobat ngjeshen pas trupit mund t’i rregullojmë me një lëvizje). 3- Kërcitja e gishtave pa qenë nevoja. 4- Pastrimi i gurëve të vegjël në vendin e sexhdes. 5- Vendosja e duarve në gjoks. 6- Kruarja e ndonjë vendi një apo më shumë herë, (nëse të rrjedhin hundët është më mirë ti pastrosh sesa ti lësh të rrjedhin në tokë). 7- Ulja këmbëkryq pa patur nevojë, 8- Falja e namazit përballë fytyrës së njeriut. 9- Falja e namazit përballë zjarrit që është në gjendje prushi. 10- Falja e namazit me rroba që kanë figura ose në një dhomë që ka figura brënda saj. 11- Shtrirja e trupit në namaz (për çlodhje). 12- Hapja e gojës 13- Vendosja e këmbëve pingul në qëndrimin e fundit dhe ulja mbi të dy këmbët. 14- Të ulesh duke vendosur vithet në tokë e gjunjët drejt gjoksit ose të ulesh duke vendosur duart në tokë. 15- Falja e namazit me rroba të vjetra kur ke rroba të reja dhe të pastra, (veshja e rrobave që vesh vazhdimisht është mirë, psh: nëse vesh rrobat e fjetjes dhe fal namaz me to s’ka ndonjë problem). 16- Falja e namazit me kokë të zbuluar, (nëse falet me qëllim të mirë si përulje ndaj All-llâhut Teâlâ s’ka ndonjë problem).

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=