ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

123 ETIKA E NAMAZIT 1- Ngritja në këmbë kur muezini thotë “Haj-je alel felah”, gjatë këndimit të ikametit. 2- Prekja e gishtave në të butat e veshëve gjatë marrjes së tekbirit fillesatr. 3- Shikimi në vendin e sexhdes kur je në këmbë. 4- Shikimi në majat e gishtave të këmbës në ruku. 5- Këndimi i tesbihëve nga 5 herë ose 7 herë në ruku dhe sexhde. 6- Vendosja e hundës para ballit ne tokë. 7- Shikimi në të dy krahët e hundës kur je në sexhde. 8- Mbyllja e gojës me shpinën e dorës së djathtë kur të hapet goja. 9- Shikimi mbi supe gjatë dhënies së selamit. 10- Falja e namazit me rroba të pastra dhe të reja sipas mun- dësisë. 11- Kur japim selam në të djathtë, bëjmë nijet t’u japim selam xhematit dhe melekëve që ndodhen në anën e djathtë, 12- Kur japim selam në të majtë, bëjmë nijet t’u japim se- lam xhematit dhe melekëve që ndodhen në anën e majtë, 13- Nëse jemi vetëm, bëjmë nijet t’u japim selam melekëve kiramen katibin dhe hafaza. 14- Ndalimi i kollitjeve sa të kemi mundësi.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=