ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

121 6- Rrespektimi i “tadili erkanit”, edukatës së namazit, pra pas çdo veprimi që të bëhet në namaz qëndrimi i një kohe të shkurtër sa të gjithë gjymtyrët të shkojnë në vend. 7- Këndimi i “Ettehijjâtit” në qëndrimet e fundit, 8- Dhënia e selamit në fund të namazit, 9- Në namazet e drekës dhe ikindisë këndimi i Fatihasë dhe sures pa zë. 10- Këndimi i Fatihasë dhe sures me zë në farzet e jacisë, akshamit, sabahut, farzit të xhumasë dhe namazeve të bajramit. 11- Qëndrimi i ulur pas rekatit të dytë në namazet katër re- katëshe. 12- Këndimi i Fatihasë para sures ose ajetit shtesë. 13- Bërja e sehvi sexhdes në rastet kur harrohet diçka nga vaxhibet në namaz. 14- Këndimi i lutjes së Kunutit në namazin e vitrit. 15- Vendosja e hundës bashkë me ballin në tokë. SYNNETET E NAMAZIT 1- Këndimi i ezanit, 2- Ngritja e duarve deri tek veshët për meshkujt, dhe deri tek supet për femrat gjatë tekbirit fillestar. 3- Lidhja e duarve menjëherë pas tekbirit, (femrat i vendo- sin duart mbi gjoks dhe dorën e djathtë e vendosin mbi dorën e majtë. Meshkujt i vendosin duart poshtë kërthizës duke lidhur dorën e majtë me gishtin e madh dhe gishtin e vogël të dorës së djathtë, dora e djathtë qëndron sipër.) 4- Këndimi i “Eudhu... Bismil-lah...”

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=