ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
120 SEXHDEJA Rukni i pestë i namazit është rënia në sexhde. Sexhde quhet vendosja e ballit, hundës, gishtave të këm- bëve, dy duart dhe dy gjunjët në tokë, pas ngritjes nga rukuja. Në sexhde sytë shikojnë anash hundës. Duart mbahen në afërsi të kokës duke i mbyllur gishtat dhe duke i drejtuar nga Kibla. NDENJA E FUNDIT Rukni i gjashtë i namazit është ndenja e fundit. Qëndrimi i fundit quhet ulja në fund të namazit për një kohë të caktuar. Në qëndrimin e fundit meshkujt këmbën e djathtë e mbajnë pingul në mënyrë që gishtat të qëndrojnë në drejtim me Kiblën, ndërsa këmbën e majtë e shtrijnë në tokë dhe ulen mbi të. Femrat në qëndrimin e fundit dy këmbët i shtrijnë dja- thtas dhe ulen mbi kofshë. Këtë mënyrë uljeje e quajmë “te- verr-rruk”. Në qëndrimin e fundit duart i vendosim mbi gjunjë duke i lënë gishtat të lirë. VAXHIBET E NAMAZIT 1- Fillimi i namazit me fjalën “All-llâhu ekberr”, meshkujt në tekbir duart i ngrejnë drei tek të butat e veshëve dhe i prekin ato, ndërsa femrat i ngrejnë deri tek supet. 2- Këndimi i sures Fatiha në dy rekatet e parë të namazeve farz e në çdo rekat të namazeve nafile. 3- Këndimi i një sureje ose ndonjë ajeti pas Fatihasë 4- Përcaktimi i këndimit në dy rekatet e para, 5- Bërja e sexhdeve njëra pas tjetrës,
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=