ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

119 َاَللّهُمّ اِيّاكَ نَعْبُدُ وَلَكَ نُصَلّ۪ى وَنَسْجُدُ وَاِلَيْكَ نَسْعٰى وَنَحْفِدُ نَرْجُو رَحْمَتَكَ وَنَخْشٰى عَذَابَك * اِنّ عَذَابَكَ بِالْكُفّارِ مُلْحِقٌ All-llâhumme ij-jâke na’budu ve leke nusal-lî ve nesxhudu ve ilejke nes’â ve nahfidu nerrxhû rrahmeteke ve nahshâ adhâ- beke inne adhâbeke bil kuffâri mulhik * 29 RUKUJA Rukni i katërt i namazit është rënia në ruku. Ruku quhet përkulja e pjesshme e trupit në mënyre të ati- llë që kur të përkulim trupin koka me kurrizin të jenë në një drejtim. Kjo përkulje bëhet pas këndimit të Kur’anit. Femrat kur shkojnë në ruku gishtat i mbajnë të mbyllur dhe i vendosin mbi gjunjë, ndërsa meshkujt i hapin dhe i vendosin mbi kupat e gjunjëve. Personi që fal namaz, kur ulet në ruku e përkul kokën, deri në drejtim të gjunjëve. 29 Kuptimi: O Zoti im ne të adhurojmë vetëm Ty dhe vetëm për Ty falemi. Për Ty bëjmë sexhde dhe përpiqemi që vetëm nga Ty të anojmë. Nga Ti shpresojmë mëshirë dhe frikësohemi nga dënimi yt sepse dënimi yt është i merituar për mohuesit.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=