ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
11 PARATHËNIE Falenderimi i takon vetëm All-llâhut Teâlâ, i cili është kri- jues i njerëzimit dhe i të gjithë botërave. Salati dhe Selami (Paqja dhe mëshira) e All-llâhut qofshin mbi Muhammed Mustafain (sal-lall-llahu-alejhi ve sel-lem) (i cili është dërguar si mëshira më e madhe, si shefaatçiu dhe Pejgamberi më i madh.), mbi familjen e tij, mbi shokët dhe të gjithë ata që do të ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Ilmihali , është dituria që tregon dhe shpjegon çështjet në lidhje me besimin dhe adhurimin, të cilat duhet t’i dijë çdo Mysliman. I dërguari i All-llâhut thotë: “Mësimi i diturisë është obligim (farz) për çdo Mysliman dhe Myslimane” . Dituria të cilën Pejgamberi ynë (s.a.v) e ka shpjeguar me këto fjalë të çmuara, në të vërtetë është Ilmihali, i cili është i domosdoshëm për të fituar lumturinë e kësaj bote dhe botës tjetër (ahiretit). Për këtë arsye, çdo besimtar dhe besimtare duhet të mësojë çështjet e domosdoshme të besimit dhe të adhurimit , sepse këto çështje janë obligim (farz). Pa i mësuar dhe i besuar këto çështje të
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=