ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

100 KËNDIMI I KUR’ANIT (KIRAAT) Rukni i tretë i namazit është këndimi i Kur’anit. Këndimi bëhet me zë të ulët sa të arrish ta dëgjosh vetë. Këndimi plotësohet me një sure të shkurtër ose disa ajete. Këndimi në namazet vitir, nafile dhe namazet dy rekatëshe farz është i detyrueshëm, ndërsa në farzet katër rekatëshe është i detyrueshëm në dy rekatet e para. Në dy rekatet e fundit këndimi është synnet. DISA SURE DHE AJETE QË KËNDOHEN NË NAMAZ N.q.s suret do ti lexojmë me germat latine duhet të kemi kujdes disa shenja të cilat janë këto: â e cila lexohet a e zgjatur û e cila lexohet u e zgjatur î e cila lexohet i e zgjatur dhe h e cila lexohet h e fortë.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=