ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
99 Nëse bejmë nijet vetëmme gojë namazi nuk pranohet, atëherë na duhet që të bëjmë nijet me zemër e jo me gojë. Në namazet farz, në namazet e bajrameve dhe vitrit duhet që nijetin ta caktojmë 6 . psh: Bëj nijet të fal farzin e namazit te sabahut, namazin e bajramit, namazin e xhumasë së sotme etj… Në namazet nafile mjafton vetëm të bëhet nijet. RUKNET E NAMAZIT Ruknet e namazit janë 6: 1- Tekbiri fillestar, 4- Rukuja, 2- Qëndrimi në këmbë, 5- Sexhdeja, 3- Këndimi i Kur’anit, 6- Ndenja e fundit. TEKBIRI FILLESTAR Rukni i parë i namazit është tekbiri fillestar, pra hyrja në na- maz duke thënë “All-llâhu ekberr”. Kur marrim tekbir rrokjen e parë nuk lejohet ta zgjasim.psh: “Aaall-llahu ekberr” kush e zgjat kështu nuk futet në namaz. Nëse e zgjat në tekbiret bren- da namazit, namazi prishet. QËNDRIMI NË KËMBË (KIJAM) Rukni i dytë i namazit është qëndrimi në këmbë. Në namazet farz dhe vaxhib qëndrimi në këmbë është i detyrueshëm. Ata të cilët kanë mundësi të qëndrojnë në këmbë nuk lejohet që ta falin ulur. Nafilet përveç synnetit të sabahut dhe synneteve të tjera lejohet të falen ulur edhe nëse nuk kemi ndonjë dhimbje. Por më mirë është që të falen në këmbë. 6 Mektubât-i Imâm-i Rabbânî, 1/ m. 186.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=